{"id":12187,"date":"2024-01-31T00:02:33","date_gmt":"2024-01-31T00:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=12187"},"modified":"2024-01-31T00:02:34","modified_gmt":"2024-01-31T00:02:34","slug":"ish-partnerja-e-meriton-mjekiqit-i-cjerr-masken-moderatorit-nuk-e-ka-takuar-kurre-djalin-nuk-e-ka-ndihmuar-financiarisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=12187","title":{"rendered":"Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit i \u00e7jerr mask\u00ebn moderatorit: Nuk e ka takuar kurr\u00eb djalin, nuk e ka ndihmuar financiarisht!"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Moderatori i emisionit m\u00eb t\u00eb ndjekur t\u00eb momentit n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cGjoni Black\u201d, Meriton Mjekiqi, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cNIN\u201d, ku rr\u00ebfeu gjith\u00e7ka nga jeta dhe karriera e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai foli edhe p\u00ebr lidhjen e tij me ish-t\u00eb dashur\u00ebn dhe djalin e tyre, intervist\u00eb q\u00eb duket se u b\u00eb shkak q\u00eb Egesta t\u00eb reagoj\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Mjekiqi u pyet nga moderatori n\u00eb lidhje me bised\u00ebn q\u00eb ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij t\u00eb hip hop-it, Varrosin, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai u shpreh se nuk i intereson m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb intereson mua t\u00eb kontaktoj me ishpartneren, un\u00eb i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vet\u00eb ajo. Ajo \u00ebsht\u00eb ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmon\u00eb kam tentuar t\u00eb kem raporte t\u00eb mira!\u201d, u shpreh moderatori.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera u shpreh se kontakton me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja jan\u00eb t\u00eb forta, nd\u00ebrsa p\u00ebr djalin thot\u00eb se p\u00ebrpiqet n\u00eb maksimum q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb gabime t\u00eb tilla, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen djali i tyre mund ta kryq\u00ebzoj\u00eb si baba.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre aktuale, ai tregoi: \u201cKa nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb s\u2019e kam par\u00eb, normal q\u00eb edhe m\u00ebrzitem, edhe kush ka evlad e din k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Mundohem me kalu n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme virtuale p\u00ebr me afru, kur e kam larg, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjet e gjysm\u00eb, ka filluar t\u2019i b\u00ebj\u00eb ato veprimet e Meritonit. Mua m\u00eb dhemb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr djalin kur t\u00eb rritet edhe i merr vesh disa gj\u00ebra, edhe munden me l\u00ebndu, p\u00ebr shembull nj\u00eb veprim i till\u00eb, nj\u00eb veprim i mamit t\u00eb vet q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb gabim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mundohem q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb veprim t\u00eb gabuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me familje q\u00eb mbas 10 viteve, Loari kur t\u00eb rritet, Loari t\u00eb thot\u00eb: \u2018K\u00ebqyr babi paska b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka gabim n\u00eb lidhje me mamin tim ose me mua\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim, ja ku shfaqet ish-partnerja p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer version e saj t\u00eb situat\u00ebs. Mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se n\u00eb fakt e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai nuk interesohet aspak p\u00ebr djalin.<\/p>\n<p>\u201cPara s\u00eb gjithave, desha t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb sqarim rreth \u00e7\u00ebshtjes lidhur me Meriton Mjekiqin, nj\u00ebkoh\u00ebsisht babai i djalit ton\u00eb, t\u00eb cilin mund ta quaj baba \u2018biologjik\u2019. E p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb term, pasi q\u00eb Meritoni asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka takuar djalin e tij live. Nd\u00ebrkaq q\u00eb Loarin, djalin ton\u00eb, e p\u00ebrdor vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale sa p\u00ebr t\u2019i ngritur imazhin vetes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa mua si n\u00ebn\u00eb dhe familjen time na k\u00ebrc\u00ebnon t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn. Turp! Un\u00eb dua t\u00eb shoh djalin tim t\u00eb lumtur e t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Un\u00eb si n\u00ebn\u00eb ndjej p\u00ebrgjegj\u00ebsi ta mbroj f\u00ebmij\u00ebn tim n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga \u00e7do e keqe, ta rris me nder dhe n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e jo t\u00eb ndjek\u00eb hapat e babait t\u00eb vet, jet\u00eb t\u00eb degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vet\u00ebm fam\u00ebn dhe jet\u00ebn e tij, nevojat e tij personale mbi at\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs-evladit. Ndaj kam vendosur t\u00eb ndahem nga ai e ta rris f\u00ebmij\u00ebn vet\u00eb ashtu si\u00e7 edhe e kam b\u00ebr\u00eb gati tri vite\u201d, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb postimet n\u00eb vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb mos ia p\u00ebrmend\u00eb m\u00eb emrin n\u00ebp\u00ebr intervista.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkaq q\u00eb Meritoni n\u00ebp\u00ebr media e p\u00ebrmend q\u00eb mundohet p\u00ebr t\u00eb dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrin\u00eb tri vetura t\u00eb parkuara e deri m\u00eb tani asnj\u00eb dhurat\u00eb nuk i ka d\u00ebrguar djalit t\u00eb tij p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eblindje t\u00eb pakt\u00ebn dhe vazhdon k\u00ebshtu me g\u00ebnjeshtra t\u2019i bind\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Loari nuk e ka mb\u00ebshtetjen financiare as at\u00ebrore nga Meritoni, t\u00eb cilin kur e ka l\u00ebn\u00eb familja, puna, shoq\u00ebria anash, i dola un\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, e ai k\u00ebt\u00eb fem\u00ebr mundohet ta p\u00ebrul\u00eb e ta posht\u00ebroj\u00eb publikisht n\u00eb vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar m\u00eb s\u00eb keqi duke menduar se me t\u00eb p\u00ebrulur nj\u00eb fem\u00ebr e ngriti veten\u201d, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb rreshtat e fundit dedikuar babait t\u00eb djalit t\u00eb saj, Egesta thot\u00eb se \u2018baba\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull aq i madh, t\u00eb cilin sipas saj Meritoni, nuk meriton ta ket\u00eb nga djali i tyre, Loari.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo un\u00eb e fort\u00eb si \u00e7do her\u00eb, dua t\u00eb vazhdoj jet\u00ebn me birin tim n\u00eb qet\u00ebsi e privat\u00ebsi duke iu lutur q\u00eb t\u00eb mos na inkuadroni n\u00eb intervistat tuaja. Dhe p\u00ebr fund: Baba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i madh, t\u00eb cilin ti nuk e ke merituar t\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb dikush e aq m\u00eb pak Loari. Ai do t\u00eb rritet e do t\u2019i kuptoj\u00eb gj\u00ebrat e do t\u2019i zbuloj\u00eb vet\u00eb ato. P\u00ebr ty r\u00ebnd\u00ebsi ka fama e p\u00ebr mua djali im. Mos m\u00eb p\u00ebrmend as p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb keq!\u201d, ka p\u00ebrfunduar ajo.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre deklaratave, nuk ka pasur m\u00eb asnj\u00eb reagim nga prezantuesi i emisionit t\u00eb momentit \u201cGjoni Black\u201d.<\/p>\n<p>HISTORIA E MERITON MJEKIQIT SI AJO E MAJK, \u00c7FAR\u00cb NDODHI Q\u00cb PREZANTUESI U NDA NGA E DASHURA SHTATZ\u00cbN\u00cb<\/p>\n<p>Historia e Meriton Mjekiqit 3 vite me par\u00eb me ish-partneren, Egest\u00ebn, ishte historia q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej n\u00eb showbiz-in e Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm 21 vje\u00e7, Meriton Mjekiqi, i cili u b\u00eb i njohur p\u00ebr publikun shqiptar gjat\u00eb spektaklit \u201cDance With Me\u201d si partner i Rovena Stef\u00ebs, u nda nga e dashura shtatz\u00ebn\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi ua prezantoi ndjek\u00ebsve n\u00eb \u201cInstagram\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si\u00e7 i ndodhi reperit Majk me ish-t\u00eb dashur\u00ebn e tij, Majlinda Zek\u00ebn (nga e cila u nda para se ajo t\u00eb sillte n\u00eb jet\u00eb djalin e tyre), edhe Meritoni u nda nga partnerja n\u00eb prag t\u00eb lindjes.<\/p>\n<p>Ai postoi n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb foto t\u00eb partneres n\u00eb muajt e fundit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, duke marr\u00eb shum\u00eb urime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, edhe p\u00ebr historin\u00eb sekrete t\u00eb dashuris\u00eb, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej baba p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 21-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Lajmi u cil\u00ebsua surprizues n\u00eb mediat roz\u00eb, p\u00ebr faktin se deri n\u00eb momentin e postimit t\u00eb fotos, askush nuk ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr t\u00eb dashur\u00ebn e prezantuesit simpatik, pasi ai kishte preferuar ta mbante t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk dihet se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb kat\u00ebr jav\u00eb mes tyre, pasi burime t\u00eb sigurta p\u00ebr \u201cPanorama Plus\u201d njoftuan se ata s\u2019ishin m\u00eb bashk\u00eb. Nj\u00eb nga figurat m\u00eb simpatike t\u00eb ekranit, sidomos atij kosovar, Meriton Mjekiqi, vet\u00ebm me nj\u00eb foto, p\u00ebrve\u00e7se zbuloi se ishte i dashuruar, dha edhe lajmin se do b\u00ebhej baba dhe ky fakt b\u00ebri shum\u00eb buj\u00eb.<\/p>\n<p>Partnerja e tij simpatike n\u00eb muajt e fundit t\u00eb pritjes s\u00eb \u00ebmb\u00ebl u komentua jasht\u00eb mase p\u00ebr bukurin\u00eb dhe sharmin e saj. Ky lajm ishte i papritur p\u00ebr fansat, pasi ai hiqej si beqar deri n\u00eb momentin kur dha lajmin se ajo ishte n\u00eb muajt e fundit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Meriton Mjekiqi ra n\u00eb sy n\u00eb spektaklin \u201cDance with me\u201d n\u00eb krah t\u00eb Rovena Stef\u00ebs, por edhe p\u00ebr b\u00ebmat n\u00eb Tiran\u00eb me vajzat, s\u00eb bashku me mikun e tij, k\u00ebng\u00ebtarin Trim Jetullahu.<\/p>\n<p>Edhe pse shum\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb para pak vitesh gjat\u00eb xhirimeve t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, n\u00eb nj\u00eb nga televizionet kryesore n\u00eb Kosov\u00eb, ai u fotografua pran\u00eb Luana Vjollc\u00ebs. Top-modeli i njohur fitoi \u00e7mimin \u201cUn\u00eb jam Top Model\u201d, q\u00eb ishte dhe oguri i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i hyr\u00eb karrier\u00ebs si prezantues n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb e kemi par\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb p\u00ebrkrah Alaudin Hamitit emisionin \u201cNIN\u201d n\u00eb \u201cKlan Kosova\u201d, por m\u00eb von\u00eb u deklarua i pavarur n\u00eb karrier\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn private, pasi do t\u00eb shfaqej n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb ri dhe do t\u00eb deklarohej beqar. Panorama plus<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moderatori i emisionit m\u00eb t\u00eb ndjekur t\u00eb momentit n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cGjoni Black\u201d, Meriton Mjekiqi, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cNIN\u201d, ku rr\u00ebfeu gjith\u00e7ka nga&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12188,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-12187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}