Viti mbyllet me diell, por nis me shi! Nga 1 Janari e mbrapa do kemi…ja cfarë parashikohet për kushtet atmosferike

Të shtunën dhe të dielën parashikohet mot me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë kthjellimet e herëpashershme.

Mjegulla do të jetë prezente kryesisht përgjatë zonave luginore, që do të vazhdojë deri në orën 9-10 të mëngjesit, shpjegoi sinoptikanja Besa Sherollari, në një lidhje direkte nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era gjatë këtyre ditëve pritet të jetë e lehtë, me shpejtësi mesatare deri në 6 metër për sekondë, duke bërë që valëzimi si në detin Adriatik, dhe atë Jon, të jetë i ulët, me forcë 1 ballë.

Temperaturat variojnë nga -2 gradë në zonat malore deri në 15 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe në bregdet. Por, pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike, duke filluar nga data 1 janar.

Pra, Viti i Ri do të na sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Depërtimi i masave të paqëndrueshme ajrore

me origjinë jugore do të bëjë që në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, do të kemi reshej të pakta shiu, fillimisht në veriperëndim dhe gjatë ditës, do të shtrihen në qendër. Ndërkohë, të martën reshjet do të humbasin gradualisht intensitet dhe territor.

Të hënën dhe të martën, presim rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat e mëngjesit, edhe në vlerat e mesditës. Pritet që temperometri në zonat malore të jenë deri në 3 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet, pritet të shkojë deri në 18 gradë Celsius.

Related Posts

“Xhaxhai i Georgines” Reagon ashper Ronaldo ka gruan me te keqe, e rrita dhe tani s’me njeh

Jeta e Georgina Rodríguez përpara lidhjes me Cristiano Ronaldo ishte modeste dhe e vështirë, por ndryshoi rrënjësisht pas njohjes me yllin portugez. Sot ajo gëzon një stil…

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Udhëtimi drejt Evropës pritet të ndryshojë ndjeshëm me hyrjen në fuqi të plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) nga European Union më 10 prill 2026. Ky sistem…

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e Big Brother

Opinionisti i njohur i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në panelin e Goca & Gra, ku ndau mendimet e tij mbi dinamikat e…

Donald Trump: Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, e marta do të jetë ditë ferri për ju

Deklaratat e forta dhe provokuese kanë qenë shpesh pjesë e stilit të komunikimit të Donald Trump, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si në opinionin publik ashtu edhe…

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *