Ambulanca përplaset me autobusin me fëmijë në Itali, disa të vdekur. Mes viktimave, edhe një mjek shqiptar

Një aksident i rëndë mes një ambulance dhe një autobusi me fëmijë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur lehtë shtatë të tjerë. Mes viktimave është edhe një mjek shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane ngjarja ndodhi në tunelin Ca Gulino, në rrugën mes Urbino dhe Fossombrone. Ambulanca u përplas me autobusin dhe më pas mori flakë.

Katër pasagjerët në ambulancë nuk mundën të mbijetonin. Ata janë mjeku shqiptar Sokol Hoxha, 41 vjeç, Stefano Sabbatini, 59 vjeç, Cinzia Mariotti 48 vjeçe, të dy infermierë dhe Alberto Sergilippi, 85 vjeç. Ky i fundit po transportohej me ambulancë në një ndërhyrje mjekësore rutinë.

Mes të plagosurve janë katër fëmijë dhe tre shoqërues të tyre. Ata kanë marrë lëndime të lehta dhe pritet që të dalin shumë shpejt nga spitali. Mediat shkruajnë se shoferi i autobusit është në shok.

Dyshohet se ambulanca ka hyrë në korsinë e gabuar gjatë një kthese në tunel. Megjithatë hetimi i policisë pritet që të hedhë dritë të plotë në lidhje me këtë ngjarje. Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi i mjeteve u ndalua. Tuneli u mbush me tym.

Sipas mediave, fëmijët ishin në një ekskursion në zonën historike dhe fetare të Urbinos. Edhe mes familjarëve të tyre ka patur momente frike gjatë këtyre orëve.

Dioqeza e San Benedetto-Ripatransone-Montalto Marche shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Reagime të shumta ka pasur edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Itali./tvklan.al

Related Posts

“Xhaxhai i Georgines” Reagon ashper Ronaldo ka gruan me te keqe, e rrita dhe tani s’me njeh

Jeta e Georgina Rodríguez përpara lidhjes me Cristiano Ronaldo ishte modeste dhe e vështirë, por ndryshoi rrënjësisht pas njohjes me yllin portugez. Sot ajo gëzon një stil…

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Udhëtimi drejt Evropës pritet të ndryshojë ndjeshëm me hyrjen në fuqi të plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) nga European Union më 10 prill 2026. Ky sistem…

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e Big Brother

Opinionisti i njohur i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në panelin e Goca & Gra, ku ndau mendimet e tij mbi dinamikat e…

Donald Trump: Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, e marta do të jetë ditë ferri për ju

Deklaratat e forta dhe provokuese kanë qenë shpesh pjesë e stilit të komunikimit të Donald Trump, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si në opinionin publik ashtu edhe…

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *