Largimit i të rinjve shqiptarë nga vendi është kthyer ne nje problem shqetësues, ndërsa Qeveria Rama ka reaguar me politika sociale duke synuar që brenda dy vitesh paga mesatare në vendin tonë të shkojë 900 euro. Megjithatë ka ende të rinj që duan të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. I tillë është rasti i sipërmarrëses, Migena Kamberi, e cila thotë se nuk mendon të largohet nga vendi.
Si sipërmarrëse Migena ka treguar se gjithnjë e më shumë të huaj po vijnë për të punuar në Shqipëri, pasi këtu u duken qiratë më të lira. Ajo zbuloi për edhe kushtet që një italian kishte për të filluar punë në kompaninë e saj, janë kushte që shqiptarët nuk i kërkojnë.
“Sipas italianit, shtëpitë me qira në Tiranë ishin shumë të lira, pasi në qendrën e Milanos qiratë janë shumë më shtrenjtë. Ai më kërkoi që të punonte 6 orë, gjë që ne në Shqipëri, duam që punonjësit të jenë në punë minimalisht 8 orë, ndërsa çdo orë tjetër është ekstra. Këto ishin kërkesat e tij dhe për punën që do bënte më kërkoi 1.000 euro neto”, tha sipërmarrësja.