Shqiptarët po “pushtojnë” Serbinë, regjistrimi i ri: Pakica e 4 më e madhe në vend!

Regjistrimi i popullsisë në Serbi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në vend, një fakt ky që më parë ishte fshehur.

Shifrat e fundit po interpretohen si dëshmi e faktit që minoriteti kombëtar shqiptar atje është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, siç pohon kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi.

Mustafi u shpreh se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, i rendisin shqiptarët menjëherë pas hungarezëve, boshnjakëve dhe romëve. Nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, rezultonte se në Serbi jetonin gjithsej 5.809 shqiptarë, por statistikat e reja shpalosin një panorama krejt tjetër pasi tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh.

Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, ndaj edhe nuk dihej numri real i tyre.Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik. Një tjetër arsye për këtë ishin edhe problemet e pazgjidhura dhe detyrimet e paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonat ku ata jetojnë.

Megjithatë, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar. Mustafi thotë se numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare përcakton dhe ndikon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre.

“Në rastin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, kjo nënkupton pjesëmarrjen e duhur të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore, përkatësisht përfaqësimin e tyre proporcional në polici, gjyqësor, arsim, shëndetësi, doganë, ndërmarrje publike… gjë që nuk po ndodh tani”, nënvizon ai.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, ankohen për diskriminim, por autoritetet serbe e mohojnë një gjë të tillë.

Para fillimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, paralajmëroi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, ku edhe jeton numri më i madh i shqiptarëve.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë. Rënia e menjëhershme e temperaturave…

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë i dashur për publikun ka…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin. Por, mbrëmja e shumëpritur u…

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal në vendin tonë. Ajo ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *