Një segment i aksit të ri Orikum-Dukat është gati për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga rruga e re, si dhe punimet që po kryhen në kantier.
Rama thekson se kjo vepër do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të jugut dhe do i shërbejë sektorit të industrisë e turizmit.
“Kantieri i aksit të ri Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë që vijon me intensitet puna në të gjithë gjatësinë e tij. Punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga Bajpasi i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin drejt bregdetit të jugut, që me përfundimin e Tunelit të Llogarasë do të jetë një fuqi e re për industrinë e turizmi”, shkruan Rama.