‘Qamë gjithë ditën, Luizi NUK e besonte dot…’ Kiara rrëfen për herë të parë se cfarë përjetoi kur mësoi se do bëhej nënë

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Kiara Tito ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi shtatzëninë. Mes batutash, ajo tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Luizi tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin.

I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi.

Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste,

nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.

Çfarë ka ndryshuar te Kiara gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.

Nostalgjike, ish-konkurrentja e BBV u tregua kur kujtoi përvojën e saj në “reality show”.

“Dasma në 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prap në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *