MOTI deri ne fund te vitit, ja surprizat qe na presin sipas meterologes Lajda Porja

E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, meterologia Lajda Porja ka treguar se si do të jetë moti këtë fundvit.

Ajo shprehet se 2023-shi do të mbyllet me temperatura të larta, madje më shumë se normalja. Sipas saj, ky do të jetë viti më i nxehtë në histori, për shkak të valëve të të nxehtit që kemi kaluar.

Lajda Porja: Tashmë pjesa më e madhe e Evropës është nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të thotë ka si një prerjeje diagonal, ku përveç Skandinavisë dhe Evropës Lindore dhe disa zona të Baltikut që janë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje dëbore, tashmë edhe Evropa Qendrore, kryesisht le të themi, Austria, Zvicra, Gjermania, të cilat kanë pasur gjatë gjithë kohës mot të paqëndrueshëm. Ndodhen nën ndikimin e një masë ajrore të qëndrueshme, sidomos Evropa Jugore, që do të thoja Portugalia, Spanja, Italia dhe i gjithë Gadishulli i Ballkanit, prej disa ditësh dhe deri nga fundi i vitit mbetet nën ndikimin e kësaj situate.

Aldo: Domethënë, ka për të qenë kohë e mirë le të themi?

Lajda Porja: Le të themi, nesër ka vranësira dhe reshje të pakta. Mund të them që do jenë kryesisht që do jenë në veri, në qendër, por momente me pika shiu. Nuk mund të them reshje të papërfillshme. E shtuna dhe e diela mbeten kryesisht me kthjellime, me vranësira. Madje ka sinjale që deri nga fundi i këtij viti të mbetemi në ndikimin e këtij anticikloni. Që do të thotë, pjesa më e madhe e Evropës Jugore, ose e gjithë Gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, do ketë reshje të pakta ose të izoluara ose momente me flokë dëbore, megjithatë nuk ka debore edhe gjatë këtij viti.

Nuk ka dëborë në zonat malore apo në Korçë, që të gjithë njerëzit janë mësuar që të paktën për festa. Nuk pritjet të ketë reshje. Edhe reshjet që do bien nesër janë të papërfillshme dhe do ketë shumë pak veriu dhe disa zona në qendër, edhe Tirana. E shtuna dhe e diela pa reshje. E hëna pa reshje dhe deri javën tjetër, pothuajse janë të gjithë situata njësoj. Ka sinjale që dhe fillimi i vitit të mbetet në këto ujëra, por moti është relativisht i qëndrueshëm sepse i duhet pak kohë të largohet ky anticiklon, për të ardhur vetëm një ciklon shumë i fuqishëm mund ta postonte. Megjithatë temperaturat janë shumë pranë vlerave normale. Mëngjesi është tipik dimri.

Aldo: A, domethënë, jemi në ditë normale dhjetori?

Lajda Porja: Po, sepse Tirana le të themi, vlerat normale i ka 3.5-13. Ndërkohë maksimalja, duhet ta theksojmë, vlerat e mesditës janë të paktën, 2-3 gradë më të larta, deri në 17 gradë. Mund të them që -2 është më e ulta, pra Peshkopia shënon -2 dhe për Peshkopinë është mëse normale. Mund të them që ky vit, 2023-shi, do të mbyllet me temperatura më të larta, krahasuar me normalet, qoftë dhjetori dhe i gjithë viti. Madje do të jetë viti më i nxehtë në histori. Për shkak edhe prej valëve të nxehtit që kemi kaluar gjatë verës dhe është parashikuar që deri nga Prilli dhe Maji, të jemi ende nën efektin e linjës. Që do të thotë, ky dimër do të jetë më i ngrohtë. Do të kemi më shumë ditë me diell, me temperatura të larta dhe shumë pak ditë të ftohta.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *