Kompania e fluturimeve “Ryanai Air” do të operojë tashmë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me fluturimet që do të jenë të mundura që nga vjeshta e këtij viti dhe me destinacione të reja.
Lajmi i mirë u konfirmua nga ministrja Balluku, e cila shtoi kjo kompani e re e avionëve që do t’i shtohet flotës ajrore të Shqipërisë do të mundësojë shërbim sa më të mirë ndaj pasagjerëve dhe konkurrencë në treg.
“Në Kukës numërohen 40 mijë pasagjerë dhe ne shpresojmë që ky numër të rritet, që është një gate tjetër ndërkomëbtar i shqiptarëve.
Dua të falenderoj “Ryanair-in” që e ndërmori këtë hap, është një kompani e konsoliduar e të cilës duhet t’i them se aviacioni civil këtu është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve, të jesh “loë cost” nuk do të thotë të mos respektosh të drejtat e pasagjerëve. 18 fluturime në vjeshtë, 9 prej të cilave destinacione te reja”, tha Balluku.