Në familjen time flasin të gjithë shqip: Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare në një Tv shqip

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll.

Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes.

Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip.

As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi.

Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *