Detaje të reja dalin nga ngjarja në Shkodër, ku një person është qëlluar me armë zjarri.
Raportohet se autori ka qenë me biçikletë dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të tij në zonën e këmbimit valutor.
Më pasi ai është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës dhe policia është vendosur në ndjekje të autorit.
Ndërkohë i plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën