U gjet i vdekur në qendrën e emigrantëve, në Britani, flet motra e Leonard Farrukut: E trajtonin si kafshë

Leonard Farruku, 27-vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen ‘Bibby Stockholm’ ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Identiteti i të riut është zbuluar nga ‘The Telegraph’, që shkruan se i riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani, verën e kaluar.

Javën e kaluar u zbulua se azilkërkuesi ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas migrantëve të tjerë, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij.

Motra e tij Jola Dushku, 33-vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por ata trajtoheshin nga rojet si kafshë. Vëllai im, kur mbërriti në Britani i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq.

Ai erdhi në Angli me ëndrrën për të gjetur punë më të mirë dhe, më e rëndësishmja, për të marrë leje të pacaktuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë.

Unë do të gjej paqen në mendjen time vetëm kur të gjej të vërtetën e asaj që ndodhi atë natë në Bibby Stokholm,” tha ajo.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *