Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të pëlqyer në Shqipëri dhe prej vitesh pjesë e ekranit të TV Klan me serialet ku ka luajtur, duke nisur nga “Gymysh” e deri tek “Kuzgun”. Prandaj dhe publiku shqiptar e ka pritur me padurim ardhjen e tij një ditë në Shqipëri.
I ftuar mëngjesin e sotëm në Klan Neës në një intervistë me Iva Kalemin, Alberti tregoi se ka biseduar me Kivançin për këtë pjesë, por për t’u realizuar kjo ekziston dhe një kusht, një shumë e kripur për aktorin pasi dihet tashmë që ai është një ndër më të kërkuarit.
Alberti dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.