‘Mua më ra të fikët, këto e kthyen në meme…’ Fifi me lot në sy kujton situatën e BBV, ja sa keq e paska përjetuar

Fifi komentoi për herë të parë përjetimet për momentin kur i ka rënë të fikët në “Big Brother VIP” dhe pas asaj ngjarjeje.

Më një rrëfim të rrallë, në “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen.

Në lot këngëtarja Filloreta Raçi u shpreh se ka qenë shtatzënë gjatë periudhës ku “memet” shpërthyen në rrjete sociale.

“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ra të fikët kurrë, por bëra vetë.

Ishte e dhimbshme, e frikshme.

Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur e kam parë kam thënë pse ta përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media.

Unë ngela shtatzënë sepse atë e kishte caktuar Zoti dhe për veten time.

Zoti është i madh dhe nuk harron kurrë, nuk më ka lëshuar kurrë deri në greminë. Zoti më ka sprovuar për të më parë sa e fortë që jam dhe unë e di që jam e fortë dhe nuk dorëzohemi kollaj.

Madje unë e di që këto lotët e mi sot do të paragjykohen sërish”, tha Fifi.

Ndër të tjera artistja tregoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.

“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike, mashtruese dhe psikopatë, ata nuk e kanë parë farë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale”, u shpreh ajo.

Related Posts

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Motra e Mateos kundër Brikenës: “Prisja një Selinë për të” (VIDEO)

Një deklaratë e papritur ka trazuar rrjetin dhe fansat e Big Brother VIP Albania, këtë herë jo nga brenda shtëpisë, por nga jashtë saj. Motra e Mateos…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *