Euronews Albania ka mundur të sigurojë dëshminë e një prej qytetarëve, të cilës dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri ka tentuar t’u blejë votën.
Gruaja thotë në fjalën e saj se është marrë gjatë orëve të natës për të dhënë dëshminë e saj në prokurorinë e Vlorës.
Gruaja deklaroi se përpara disa ditësh një person i ka kërkuar votën për Belerin dhe pasi ajo ka refuzuar i ka premtuar 200 mijë lekë të vjetra.
“Ne erdhën na morën në orën 02:00, dhe na thanë që thjesht do vini për në Himarë. Na gënjyen na morën na çuan në Vlorë. Na morën këtu në pyetje si është muhabeti.
Thamë që përpara ka ardhur dikush përpara 3-4 ditëve dhe ne ka kërkuar të votojmë për Belerin. I thamë që nuk jemi dakord dhe na premtuan 200 mijë lekë. Kaq është muhabeti”, tha gruaja.