“Një situatë alarmante” e ka konsideruar kryeministri Edi Rama situatën në veri të Kosovës.
Kryeministri Edi Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin “non grata” të Albin Kurtit nga SHBA.
Rama: “Jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës.
Për këto jam shumë i shqetësuar. Kosova ka që në vitin 1999 që nuk ka asnjë kërcënim. Jo nuk e kam konsultuar me Albin Kurtin, nuk hyj fare në non gratat. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës dhe natyrisht që dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Kosovës e asgjë tjetër. Por nuk rri dot më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh”.