Pas përshëndetjes me të ftuarit e radhës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, moderatorja Katerina Trungu pati një moment të rezervuar posaçërisht për të.
Ditën e mërkurë ajo ndau gjatë transmetimit lajmin se është në pritje të ëmbël dhe stafi i programit organizoi një surprizë për të.
Gazetarja Ermelinda Ndoja hyri në studio me një tufë lulesh për moderatoren e cila shpërtheu në lot nga emocionet.