Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është firmosur ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar.
Bëhet me dije se Endrit Molla është shkarkuar nga posti i zv/ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vend të Mollës është emëruar Ami Kozeli. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila drejton edhe MiE.
VENDIMi i QEVERISË: “Lirohet nga detyra: Endrit Molla! Zëvendësohet nga Znj. Ami Kozeli e cila emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.