Zbulohet e verteta e ‘erret’ e Naimit, nuk do ta besoni se me çka merrej ai kur ishte ne Suedi

Gazetari Igli Çelmeta tha se Naim Murseli, i dyshuari për orkestrimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt, e ka mbajtur këtë të fundit në presion që prej vitit 2019 për shkak të sekreteve të mëdha që ajo dinte.

Sipas Çelmetës, Liridona ka qenë në dijeni të njohjeve dhe lidhjeve të Naim Murselit me politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje të cilat sipas tij nuk kanë qenë vetëm në aspektin financiar.

“Bashkëshorti i Liridonës ka dritë-hije të shumta. Ai ka pasur një jetë luksoze dhe të shfrenuar. Ai kishte deklaruar në Kosovë se kishte të ardhura vetëm 15 mijë euro në vit. Kam informacione që ai merrej me tregti të paligjshme, ai merrej me tregti të sendeve me vlerë siç janë florinjtë dhe diamantët nga Afrika e Jugut dhe i tregtonin në Evropë”, deklaroi ai në Euronews Albania.

“Se për llogari të kujt, kjo duhet të zbulohet nga autoritetet. Po hetohet edhe në Suedi për këtë, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur shtrirje edhe në Kosovë. Mënyra se si ky jetonte, lidhjet që kishte me biznesmenë dhe politikanë, krijuan edhe probleme me bashkëshorten e tij. Ajo në 31 janar të 2019 ka bërë kërkesë për divorc, që më pas nuk vijoi më”, tha më tej gazetari shqiptar.

“Liridona është mbajtur nën presion nga Naim Murseli, për gjërat sekrete që ajo dinte. Ajo dinte sekrete të mëdha. Ka ditur lidhje me figura politike, me biznesmenë të fuqishëm, por jo vetëm lidhje financiare, por edhe lidhje të tjera të cilat nuk më takojnë mua ti them”, pretendoi tutje Çelmeta.

Related Posts

Ambasada Amerikane lëshon ALARMIN: Irani mund të sulmojë Shqipërinë! Qendra tregtare…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim paralajmërues duke theksuar se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të…

Të premten ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni…

Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të…

A është ngadalësuar procesi ynë në BE? Studentja pyet Ramën! Përgjigjet Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama në një takim këtë të enjte me studentët mbi integrimin në BE është përgjigjur përballë pyetjes së një studenteje, e cila ka thënë “nëse…

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni..

Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të…

Lajm i hidhur për Vjosa Osmani – Çfarë ndodhi kështu?

Një rezultat zhgënjyes ka dalë nga sondazhi i publikuar së fundmi nga emisioni “Debat Plus”, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vetëm 1% të mbështetjes…

AMERIKA DO MARRË NAFTËN E IRANIT, PRESIDENTI I SHBA PREMTON PAQE MENJEHËRË PAS NEGOCIATAVE

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron “të marrë naftën në Iran” dhe nuk përjashtoi mundësinë e pushtimit të ishullit Kharg, ndërsa njëkohësisht theksoi se SHBA-ja po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *