Është shfuqizuar “Bordi i Transparencës” për karburantet dhe prej ditës së sotmeçmimi i naftës do të përcaktohet nga tregu i lirë.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha.
Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, thotë ministrja Ibrahimaj.