Avokati Dorian Matlia deklaroi se lirimi i Saimir Tahirit ka përmbushur kushtet, sepse ai ka bërë një pjesë të dënimit, ka fëmijë të mitur dhe gruan në gjendje jo të mirë shëndetërore.
Por, sipas avokatit Matlia ligji parashikon që kjo masë e lirimit mund të revokohet dhe Tahiri mund të kthehet në burg.
“Në këtë rast nuk ka shkelje të ligjit. Ka patur më pak se 2 vite burg për të vuajtur, ka patur fëmijë të mitur nën 10 vjeç, që është kriter ligjor dhe pjesa tjetër që vërtetohet është se sa e paaftë ishte nëna e fëmijëve të tij.
Po të dalë e paaftë nga ekspertiza mjeko-ligjore gjykata është e vendosur në një pozicion që duhet ta japë. Ligji parashikon që kjo masë mund edhe të revokohet nesër. Nëse del p.sh, që nëna e fëmijëve është më mirë, ai kthehet prapë në burg”-tha avokati Matlia.