Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit që pati me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.
Vuçiq është shprehur se u ka kërkuar emisarëve që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Paparaci.com.
“Serbia që nga dita e parë ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajten e stabilitetit të të gjithë rajonit. Unë potencova se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj, e mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.
Më tutje, ai ka thënë se beson që bashkësia ndërkombëtare ka ndikim më të madh në Kosovë dhe mund të çojë në realizimin e kësaj çështjeje.
Dua të bëj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka një ndikim më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se Escobar e Lajçak kanë qëndruar për vizitë edhe në Kosovë ku kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve dhe me krerët e partive politike opozitare. /Paparaci.com/