Cfare po ndodhe ne Gjermani?! 4 t’vdekur pas reshjeve te bores dhe ..

Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit nga moti i keq. Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut, ku pasagjerët vazhdojnë të kenë vështirësi. Bora dhe akulli në pjesë të Gjermanisë jugore çojnë në ndërprerje të shërbimit të tramvajit dhe aksidente trafiku.

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të rrugëve “të ngrira”. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja e fuqishme ai ndërroi jetë.

Related Posts

Lajm i hidhur për Vjosa Osmani – Çfarë ndodhi kështu?

Një rezultat zhgënjyes ka dalë nga sondazhi i publikuar së fundmi nga emisioni “Debat Plus”, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vetëm 1% të mbështetjes…

AMERIKA DO MARRË NAFTËN E IRANIT, PRESIDENTI I SHBA PREMTON PAQE MENJEHËRË PAS NEGOCIATAVE

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron “të marrë naftën në Iran” dhe nuk përjashtoi mundësinë e pushtimit të ishullit Kharg, ndërsa njëkohësisht theksoi se SHBA-ja po…

Qeveria Rama hap “thesin”/ Shteti DHURON 10 mln lekë për Shqiptarët, ja kush përfiton nga vendimi…

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi në një konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, se është miratuar Skema Kombëtare Mbështetëse për Fermerët,…

Shqipëria drejt BE/ Rama jep SUPER LAJMIN, shteti i madh i thotë “PO”…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të ndjeshëm, si rezultat i përmbushjes së detyrave të përcaktuara nga Brukseli,…

PËR TË RRËZUAR RAMËN UNË DO RRIJA ÇDO NATË TË KRYEMINISTRIA, DUKE FTUAR EDHE QYTETARËT

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Lisandër Hoxha, ka komentuar mbi intensitetin e protestave të opozitës, duke theksuar se ato duhet të ishin më…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i NATO, Jamie Shea, ka deklaruar se dëshiron ta shohë Kosovën anëtare të NATO-s përpara se të largohet nga jeta. Ai vlerësoi se ndërhyrja e aleancës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *