Arti shqiptar në zi, shuhet nga jeta i madhi Mirush Kabashi

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët thonë se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.
Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Related Posts

Lajm i hidhur për Vjosa Osmani – Çfarë ndodhi kështu?

Një rezultat zhgënjyes ka dalë nga sondazhi i publikuar së fundmi nga emisioni “Debat Plus”, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vetëm 1% të mbështetjes…

AMERIKA DO MARRË NAFTËN E IRANIT, PRESIDENTI I SHBA PREMTON PAQE MENJEHËRË PAS NEGOCIATAVE

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron “të marrë naftën në Iran” dhe nuk përjashtoi mundësinë e pushtimit të ishullit Kharg, ndërsa njëkohësisht theksoi se SHBA-ja po…

Qeveria Rama hap “thesin”/ Shteti DHURON 10 mln lekë për Shqiptarët, ja kush përfiton nga vendimi…

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi në një konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, se është miratuar Skema Kombëtare Mbështetëse për Fermerët,…

Shqipëria drejt BE/ Rama jep SUPER LAJMIN, shteti i madh i thotë “PO”…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të ndjeshëm, si rezultat i përmbushjes së detyrave të përcaktuara nga Brukseli,…

PËR TË RRËZUAR RAMËN UNË DO RRIJA ÇDO NATË TË KRYEMINISTRIA, DUKE FTUAR EDHE QYTETARËT

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Lisandër Hoxha, ka komentuar mbi intensitetin e protestave të opozitës, duke theksuar se ato duhet të ishin më…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i NATO, Jamie Shea, ka deklaruar se dëshiron ta shohë Kosovën anëtare të NATO-s përpara se të largohet nga jeta. Ai vlerësoi se ndërhyrja e aleancës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *