Babai i Naim Murselit: Ai ka një problem shëndetësor që nga fëmijëria

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka deklaruar se gjendja aktuale e familjes Murseli është e rëndë. Në një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ai ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike. Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

“Gjendja jonë edhe emocionale edhe fizike është në gjendje të mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi” – tha ai.

Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur.

“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. 13 vjet s’kanë pasur. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që kanë problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë. Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirrë prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës.

Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirrë ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin, por vetëm i kam shprehur ngushëllime… u bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli.

Ai tha se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të. Ai është shprehur se është i tronditur nga ngjarja. Sa i përket pjesëmarrjes në rivarrimin e Liridonës, babai i Naimit thotë se ndonëse kishte dëshirë të merrte pjesë nuk është lejuar nga familja Ademaj.

“Intervista ime është keqkuptuar. Për Naimin as nuk kam caktuar avokat, sepse jam i tronditur, nuk e kam kontaktuar. Kam folur për ditën e varrimit, ua shkrova dje një mesazh, kisha dëshirë që të merrja pjesë në rivarrim se e kam pasur si vajzën time, por mora përgjigje negative. Miqësia jonë ka përfunduar. Ende s’po mundem t’i besoj syve të mi e veshëve të mi”, – tha ai. ©LAPSI.al

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *