E moshuara vendos te futen ne azilin e pleqeve sepse nuk do ti behet barr femijeve qe ka

Pas vdekjes së bashkëshortit Floresha Sulejmani vendos të hyjë në azil: Erdha me dëshirën time, s’dua ti bëhem barrë askujt.

Kjo është Floresha Sulejmani 64 vjeçe, lindur në Korcë e martuar në Elbasan. Dikur ish- metalurge, por që jeta i ndryshoi shumë pas vdekjes së bashkëshortit. Edhe pse nënë e dy fëmijëve 64 vjecarja javën e shkuar mori vendimin e saj më të vështirë, atë të hyrjes në azil, në një kohë kur opinioni publik ishte i tronditur pas dhunimit të të moshuarës në Pejë.

Nënë Floresha thotë se vendosi t’i kalojë ditët e pleqerisë në azil për të mos iu bërë barrë fëmijëve dhe të afërmëve edhe pse këta të fundit nuk e miratuan vendimin e saj. E moshuara thotë se pas vdekjes së bashkëshortit e gjeti veten krejt të vetmuar. Me djalin ka kohë që i ka humbur kontaktet, ndërsa vajzën deshi ta kursente pasi e ka krijuar jetën e saj prej vitesh jashtë vendit.

Nënë Floresha tregon se ndarja me të bijën në hyrje të azilit ishte një moment mjaft i vështirë, por thotë se në azil u mirëprit me dashuri dhe përkujdesje nga stafi dhe të moshuarit e tjerë.

“Ashtu i kam pasur kushtet familjare. Për kushte shëndetësore se kam dynjane me mjekime. Më ka vdekur bashkëshorti. Kam fëmijë por e kam lënë rehat. Kam ardhur me dëshirën time. Motra dhe vëllai nuk ishin dakord. Këtu më duken shumë të respektueshëm, shumë të nderuar. Edhe pritja që më kanë bërë, jam shumë shumë e kënaqur deri tani. Me të tërë kam muhabet.

Unë me atë timen u jap një këshillë që të mos shkojnë te njerëzit e tyre por në azil se i ndihmojnë. Fëmijët kanë por varet si i kanë gjërat famijare. Nuk e pashë të arsyeshme të rrija te vajza. Jam e kënaqur me kaq. Nuk kam parë familjarë që ti takojnë. Edhe mua më solli goca. Të dyja u lënduam shpirtërisht. Fëmijë, unë jam nënë. Më shikojnë, më bëjnë respekt”, citon Faxnews.

Me fisnikërinë që e karakterizon e moshuara percjell mesazhin e saj për të gjithë ata njerëz të moshës së tretë të vetmuar që i paragjykojnë azilet,por dhe vetë të rinjtë që nuk kujdesen dot për prindërit e tyre.

Në mbyllje të bisedës me nënë Floreshën e cila vazhdimisht loton, ndan me ne faktin se me vajzën e saj flet cdo ditë në telefon, por shprehet e brengosur se jo të gjithë të moshuarit kanë kontakte me familjarët e tyre. Përgjatë një jave në azil pohon se asnjë nga të moshuarit nuk ka zhvilluar takim me familjarët e tyre

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *