Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj.
Shala foli mbi veprimet operative të policisë së Kosovës të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Sipas tij, pasi ndodhi vrasja e pretenduar si grabitje, policia në bashkërendim me prokurorinë e Kosovës vendosën kamera të fshehta në gjithë zonën e krimit, ku u regjistruan takime mes bashkëshortit dhe personit të cilin kishte kontraktuar për të kryer vrasjen.