Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, hyri në shtëpi e dashura e Yll Dërvishit (Bucit), Verona. Hyrja e Veronës në shtëpi shkaktoi tension të madh.
Ajo hyri brenda, i hodhi një vështrim të shpejtë banorëve, për t’u drejtuar më pas te Buci duke i thënë: “Çoje krytë”. Kjo skenë u tërhoq vëmendjen e të gjithëve, dhe më vonë Kaderi, së bashku me Blerandon në rolin e Bucit, vendosën të ribëjnë skenën në mënyrë humoristike.
Kaderi nisi të imitojë Veronën, ndërsa Blerando u përfshi në lojë duke imituar reagimin e Bucit.