Moti me shi do të përfshijë nesër Italinë me reshje shiu dhe erëra të forta në rajonet qendrore-jugore, veçanërisht pranë zonave jugore të Tirrenit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një njoftim të verdhë alarmi për të martën e 28 nëntorit në nëntë rajone: në Toscana, Umbria, Lazio, Abruzzo dhe Molise, në të gjithë territorin e Campania, në sektorët e Basilicata, Kalabri dhe Siçili.
Nga mbrëmja e sotme priten reshje shiu dhe stuhi fillimisht në Campania dhe më pas do të shpërndahen në zona të tjera të vendit..