Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare që u plagos nga bashkëshorti i saj në Itali, ka lënë ambientet e spitalit. Mediat italiane kanë raportuar se 39-vjeçarja ndodhet në gjendje të vështirë emocionale, ndërsa shihet se në varrimin e së bijës ka qenë me karrocë me rrota.
Gjithashtu avokati ka treguar se janë ndërmarrë veprime që Tefta Malajt dhe djalit të saj 5-vjeçar që aktualisht është në kujdesin e punonjësve social, t’u sigurohet një shtëpi e re.
Po ashtu ka treguar edhe kërkesën që i ka bërë presidentit italian: “I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella pasi shpresojmë në ndërhyrjen që të ndërhyjë në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ka mbi 18 vite që jeton në Itali, dy fëmijët i kanë lindur në Itali”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të paktë 10 ditë më parë. Ishte Taulant Malaj ai që masakroi me thikë vajzën 16-vjeçare Xhesikën, vrau një shtetas italian dhe goditi me thikë edhe bashkëshorten e tij Tefta Malaj, duke e akuzuar këtë të fundit se e tradhtonte me 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis.