Azem Gagica është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova i cili u përfol shumë për dashurinë e tij ndaj Albës. Në prajmin e sotëm, Azemi ka vendosur të tregoj historinë e tij të jetës e cila emocionoi të gjithë.
Ai tregoi për dhunën fizike që babai i tij ka ushtruar mbi të dhe nënën e tij, shkruan lajmi.net. “Babi e ka zemrën e mirë”, ka thënë Azemi mes lotësh.
Azemi është pjesë e ushtrisë së Zvicrës, vendit ku edhe jeton ndonëse nuk ka qenë ky profesioni i tij i ëndrrave.