“Nuk guxoj të imagjinoj anëtarët e familjes së Giulia-s. Nuk dua ta imagjinoj… Nënë Loredana është një person fantastik. Alessandro është një përbindësh, e di. I kërkoj falje si nënë, por nuk di çfarë të bëj. I kërkoj falje që kam një fëmijë të tillë, kërkoj falje nga e gjithë familja”.
Për kamerat e “La Vita in Diretta”, programi Rai1 i drejtuar nga Alberto Matano, nëna e Alessandro Impagnatiello,i akuzuarit për vrasjen e Giulia Tramontano, 7 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj, flet mes lotësh
“Ale nuk ishte kështu, më besoni. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ende nuk e besoj, nuk e besoj. Unë kam besuar gjithmonë te Alessandro, sepse ai ishte shumë i besueshëm. I thashë ‘Ale, a duhet të më thuash diçka?’, Isha unë dhe vetëm ai, ‘A duhet të më thuash diçka, Ale?’. Ai më tha ‘Jo, nuk kam pse të të them asgjë… Mami, më beso’ më tha, ‘duhet të më besosh mua, duhet të më besosh mua’. Si mund të mos besoj? Gjithashtu sepse Ale ishte i tillë, prandaj i besova. Si e bën, dikush që të thotë kështu dhe më pas ti e di që është djali yt. Ai është një përbindësh dhe do ta përsëris gjithmonë, ai është një përbindësh… Ai ka qenë gjithmonë një person i arsimuar, ai më pas u fsheh por ne nuk e dinim, nëse ai kishte një personalitet të dyfishtë nuk e dinim”.