do_shortcode('[rt_reading_time]')

Ben Ahmetaj do bëhet sërish baba për t’i shpëtuar burgut? Gruaja e dytë ia mbath në Zvicër tek vila tjetër me para korrupsioni

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Fëmijët po përdoren gjithnjë e më shumë nga figurat e korrupsionit dhe krimit për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë dhe ndëshkimit me burg.

Teksa SPAK po vonon kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin, Arben Ahmetaj po lëviz çdo gur për t’i shpëtuar burgut.

Krahas planit të arratisjes, Ametaj tashmë duket se ka një tjetër ‘as nën mëngë’, për ta përdorur si rrethanë lehtësuese në gjykatë nëse SPAK do të kërkojë arrest me burg.

Që kur BKH-ja zbarkoi për kontroll në vilat e tij, Ahmetaj mësohet ka vepruar me shpejtësi, duke lënë njërën nga gratë e tij shtatzënë, me sa duket me qëllim që këtë rrethanë të mund ta përdorë në përballjen e tij me drejtësinë.

Kujtojmë që ish ministri Saimir Tahiri doli me kusht nga burgu, pasi paraqiti letra se bashkëshortja e tij, kur bëhej me nerva, nuk kujdesej dot për fëmijët.

Në rastin e Tigrit situata është më serioze dhe konkrete.

Në kuadër të procedimit penal nr. 30 të datës 24 shkurt 2023, SPAK ka indentifikuar tre vila dhe dy apartamente korrupsioni të Arben Ahmetajt, cili është marrë nën hetim për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Pasuritë Ahmetaj i ka fshehur në emrin e grave të tij, bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe bashkëshortes Albina Mançka. SPAK ka sekuestruar përkohësisht për llogari të hetimit vilën në Hamallaj në emër të Erjola Hoxhës si dhe një vilë në Palasë në emrin e gruas së parë.

Kreu i SPAK Altin Dumani ka pohuar se bëhen verifikime për identifikimin e pasurive të tjera të mundshme që Tigri mund të ketë fshehur brenda dhe jashtë vendit.

Dy gratë e Ahmetajt kundërshtuan fillimisht kontrollet në vila nga BKH-ja, por gjykata rrëzoi pretendimet e tyre.

Më pas dy gratë kundërshtuan sekuestrimin e dy vilave. Albina Mançka pretendon se vila është e një shoqe të saj, edhe pse dokumentet e sekuestruara nga SPAK në vilë, tregojnë të kundërtën. Provat janë legjitimuar nga gjykata.

Ndërsa Erjola Hoxha thotë ndër të tjera se vila në Hamallaj, që Klodian Zoto i inceneratorëve i dha Tigrit, është streha e fundit e saj. Erjola Hoxha pretendon përmes avokatëve se pas kyçjes së vilës nga SPAK, ajo nuk ka ku të jetojë dhe se nuk e përballon dot qiranë.

Por çfarë po ndodh aktualisht?

Prapaskena mëson se Erjola Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga One Albania dhe ia ka mbathur drejt Zvicrës, vend në të cilin dyshohet se Ahmetaj ka një tjetër vilë korrupsioni.

Nuk dihet nëse zonja Hoxha do kthehet në Tiranë apo do arratiset për t’i shpëtuar veprimit të ligjit si pjesë e pastrimit të parave të Tigrit.

Ndërkaq, gruaja e parë, Albina Mançka është zhvendosur në një tjetër vilë në Farkë, në emrin e saj, por që SPAK dyshon se vila është produk i parave të korrupsionit të Arben Ahmetajt.

Nga ana tjetër mbetet i çuditshëm fakti se pse SPAK nuk po vepron për një masë sigurie ndaj Arben Ahmetajt dhe grave të tij, kur provat paraprake të korrupsionit dhe pastrimit të parave janë flagrante.

Çdo lëvizje për të mundësuar një masë sigurie nga Ahmetajt kalon përmes një kërkese që SPAK duhet t’i drejtojë Kuvendit për heqje imuniteti.

Dy muaj nga procedimi penal, në Kuvend zyrtarisht nuk ka shkuar një kërkesë e tillë.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar arrest me burg për zyrtarë të lartë, të cilët nuk akuzoheshin për pastrim parash, vepra më e rëndë penale që dyshohet Tigri.

SPAK ka kërkuar arrest me burg për Fatos Tushen, Thoma Gëllçin, Lefter Allën etj., të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa vijon të lërë të lirë Arben Ahmetajn i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe fshehje të ardhurash.

Gjithashtu SPAK nxitoi për arrestimin e Lefter Kokës pa mbledhur provat, ndërsa me një tjetër standard po vepron deri më tani për Arben Ahmetajn.

Versionet e mosveprimit të SPAK mund të lidhen me zgjedhjet lokale, pritjen e të gjitha përgjigjeve për letërporositë, lobimet e Tigrit për t’i shpëtuar burgut. Por, zgjedhjet tashmë kanë kaluar.

Cila do qoftë arsyeja, vetëm shkaqe ligjore duket që nuk ka që Arben Ahmetaj, i kapur në korrupsion madhor dhe të zgjatur në kohë, vijon të jetë i lirë.

Mosbesimi shtohet në kushtet kur prokurori Klodian Braho i fshehur provat e korrupsionit për Arben Ahmetajn që gjeti në tre kompjuterat e Klodian Zotos në prill të vitit 2022.

Bëhet fjalë për vilën që i kishte dhuruar Zoto në Hamallaj si dhe pagesat për udhëtime dhe akomodim në hotele me 5 yje të Evropës.

U desh denoncimi në media dhe presioni i opinionit publik që Altin Dumani ta marrte vetë dosjen në dorë bashkë me Enkeleda Millonain, duke larguar Klodian Brahon si të kompromentuar.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *