E shtrenjta Nëna ime a më tregom sa borxh të kam unë Ty…!

Pasi arriti shumë sukses në karrierën e tij, një djalë i ri ndjeu se duhet të paguante mbrapsht nënën e tij për gjithçka që ajo kishte bërë për të. Kështu ai e pyeti atë, “Mama çfarë mund të të jap? Çfarë mund të bëj për ty?

Sinqerisht dua të të shpërblej për të gjitha sakrificat që ke bërë për mua dhe gjithë dashurinë që më ke dhuruar gjatë gjithë kësaj kohe.”Mami u habit dhe tha, “Pse e mendon kështu? Ishte detyra ime, dhe e bëra. Nuk ke pse të më paguash.

Edhe nëse do ti, nuk ka asnjë mënyrë që një burrë të ripaguajë nënën e tij.”Pavarësisht refuzimeve të saj, ai vazhdonte të insistonte vazhdimisht. Për ti dhënë fund diskutimit, ajo tha, “Në rregull, nëse të duhet ta bësh me patjetër, atëherë sonte ti do të flesh me mua në një shtrat ashtu si ke bërë kur ishe fëmijë.” Ai tha, “Kjo është një gjë e çuditshme për tu kërkuar, por nëse kjo gjë të kënaq, do ta bëj.”

Pasi atë e zuri gjumi, mami u ngrit dhe mori një kovë me ujë dhe e derdhi të gjithën nga ana e tij. Duke u ndjerë i shqetësuar nga lagështian që kishte nën të, nëpër gjumë ai lëvizi nga ana tjetër e shtratit. Pasi u qetësua, mami mbushi një kovë tjetër me ujë dhe ia derdhi përsëri në anën ku po flinte. Këtë herë u mundua të gjejë vend të thatë duke u spostuar në fund të krevatit.Pas një farë kohe, ai u zgjua nga lagështira që ishte nën trupin e tij. U ngrit dhe pa mamanë e tij me me kovën në dorë.“Çfarë po bën mama? Pse nuk më lë të fle? Si pretendon të fle në një shtrat të lagur?”, e pyeste djaloshi shumë i acaruar. Mami iu përgjigj,

“Kam fjetur me ty kur ti urinoje në shtrat natën. Ti ndërroja rrobat dhe të vendosja të flije në anën e thatë të shtratit, ndërkohë që vetë flija në anën e njomë. Kishte netë që urinoje dy a tre herë brenda natës, të ndërroja përsëri dhe kur nuk kishe më rroba, të vishja rrobat e mia. Ishim fukarenj, më duhej të flija vetëm në fill të këmishës sepse me rrobat e mia të mblidhja ty.E pasi e kishe lagur të gjithë shtratin, të merrja e të vendosja sipër meje. Shpatullat e mia qëndronin në shtratin e lagur e të ftohtë, ndërsa shpatullat e tua në kraharorin tim të ngrohtë. Ishte e pamundur të flija nganjëherë natën, jo sepse nuk më zinte gjumi apo nuk duroja dot të ftohtin nën shpatulla, por kisha merak se gjatë gjumit ti do më ikje nga kraharori e do flije në të lagur.Kështu biri im, meqë deshe të më paguash, do ta quaj të shlyer nëse fle një natë të vetme në këtë shtrat të lagur!”

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *