Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që gjen

Ka plot vajza dhe gra që sulen përditë ose sa herë munden, te tregu i Gabit siç i thonë, ose kudo ku shiten rroba të përdorura. Në Elbasan, ka disa pika ku shiten të tilla dhe mes tyre, u gjend dje, E.B., një grua me banim në këtë qytet.

Teksa ishte duke kërkuar në morinë e rrobave të vjetra për femra, gruaja pëlqeu dhe u fiksua pas një xhakete e cila ishte firmato. Xhaketa u ble jo fort lirë duke menduar tregun e romëve, por shumë më lirë se ç’kushton ta blesh në dyqanet e firmave, të re.

Teksa u kthye në shtëpi, siç rrëfen vetë gruaja në infoelbasani.al, ajo rendi drejt lavatriçes që ta fusë për ta larë. E ashtu siç bën përherë me rrobat që lan, para se ta fuste në lavatriçe, kontrolloi instinktivisht xhepat e xhaketës.

Ajo u befasua krejt, kur i hasën duart një send. Teksa e nxorri nga xhepi i brendshëm, pa se ishte një unazë që shihni në foto, një unazë me goxha vlerë. E lumtur për zbulimin që më pas e tregoi kudo, gruaja shkoi tek një argjendar, i cili i pohoi se ishte unazë me vlerë rreth 600 mijë lekë të vjetra apo diku te 400-500 euro.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *