Avokati Jordan Daci komentoi mundësitë që ish-ministri i Brenshëm, Saimir Tahiri të fitojë pafajësinë në Gjykatën e Lartë.
Daci theksoi se fati i keq i ish-ministrit është se jemi në fazën e reformës në drejtësi, ku njerëzit janë të etur për të parë “viktima” që dënohen nga gjykata. Ai nënvizoi se uron që sistemi i drejtësisë të japë një vendim të drejtë duke u bazuar mbi prova dhe duke ekuilibruar interesin e Tahirit me interesin e gjithë shoqërisë.
“Fatkeqësisht fat i keq i Saimir Tahirit është se ne ndodhemi në një fazë që publiku është si në situatën e Jezusit që do gjak. Do shembuj, ka nevojë të shohë viktima, dhe pse shpeshherë i bëjnë gropën dikujt dhe më pas bien dhe vetë brenda. Kjo është klima, kjo është faza në të cilën ne ndodhemi dhe uroj që sistemi ta ekuilibrojë qoftë interesin e tij personal, qoftë interesin tonë si shoqëri”, tha Daci.