Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale lidhur me rritjen e pagave për sektorin ushtarak.
Pas miratimit të buxhetit për vitin 2024, pritet që pagat e mbi 6500 ushtarakeve të rriten në shkallë 7-22%. Ky hap vjen si një angazhim i vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës për personelin ushtarak.
“Rriten pagat 7-22% për mbi 6500 ushtarakë“, shkruan Rama.
Kryeministri Rama shprehet se kjo rritje do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të ushtarakeve, duke kontribuar në motivimin dhe mirëqenien e tyre.