Helena Kadare: Ismaili është i bindur se Shqipëria po jeton vitet më të mira të saj. ‘Kur bën diçka që e di se nuk vdes, s’ke frikë!’

Me çapa të ngadaltë Ismail Kadare, shkrimtari ‘par excellence’ i letrave shqipe afrohet në stendën “Onufri” pranë Pallatit të Kongreseve. Helena dhe botuesi Bujar Hudhri i qëndrojnë në krah.

“Takimi me lexuesin është një kënaqësi shumë e madhe për çdo autor. Njësoj ndodh me mua dhe Ismailin. Por ai, krahas kënaqësisë ka edhe heziton disi para se të vijë, stepet se mos prej lodhjes nuk e përballon dot”, tregon Helena Kadare.

Është padyshim këndi më entuziast i këtij Panairi të 26-të, gëzimin për lexuesit e shkrimtarët e shton botimi i veprës së plotë në 7 vëllime të Kadaresë. Është 87 vjeç dhe kanë kaluar 70 vjet prej veprës së parë që ai quan krijimtari të mirëfilltë.

Ka prekur kulminacionet letrare në skenën ndërkombëtare, por a ka brenga shkrimtari Kadare?

“Nuk ka jetë pa brenga, s’ka brengë pa jetë”, shprehet shkrimtari Ismail Kadare.

Në këtë takim me kryefjalë Kadarenë, botuesi surprizon edhe Helenën me ribotimin e librit të saj ‘Kohë e pamjaftueshme’. E pranojnë të dy bashkëshortët, se shkëlqimi i shkrimtarit ka lënë në hije një shkrimtare e përkthyese si Helena.

“Nuk mund të them se ndihem fajtor për këtë fakt, por kur emri i Helenës përmendet ngjitur me emrin tim, kjo më jep gëzim, siç më jep gëzim qenia e saj përbri meje”, shprehet shkrimtari.

“Jam e sigurt që do të kisha shkruar 10 apo 20 libra më shumë por e kam ditur që e re, se ndihma që duhet t’i jepja shkrimtarit do të ishte më e rëndësishme se librat që unë mund të shkruaja”, shprehet shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare.

Vepra e Kadaresë krijon çdo ditë pikëtakime të reja letrare, si me ‘Pallati i Ëndrrave’ këtë nëntor në libraritë italiane. Protesta e tij letrare, për diktatorët e diktaturën, në të dy kohët është fakt. Por, a i frikohej Ismail Kadare, pasojave që mund të vinin prej asaj që shkruante?

“Kur bën diçka që e di që nuk vdes nuk ke frikë sepse frika kryesore në jetë është vdekja. Kur shkrimtari shkruan ai çlirohet nga vdekja! Kur çlirohet nga vdekja do të thotë që jeta për të është e pafundme.

Çdo vepër e shkruar ka ndjesi dhe mendim të ‘kalitur’ prej situatave, njerëzve, momenteve kur është shkruar. Kadare është prej atyre autorëve, që ka zgjedhur që t’i rishikojë disa prej librave. Po për çfarë nevoje?

“Nuk gjen ndonjë nevojë, por është vet qenia e saj, ekzistenca e saj, një nevojë për të shkruar prapë!”, thotë ai.

Nuk janë indiferent ndaj asaj që ndodh në botë. Lufta në Ukrainë e së fundmi konflikti Izrael-Palestinë.

“E vuajmë vërtetë këtë që ndodh atje! Është me të vërtetë një situatë shumë absurde sepse ndërkaq vriten civilët në të dy krahët! “, shprehet Helena.

Shqipëria mbetet djepi ku përkundin qetësinë e tyre dhe mbushin zemrat. Por a i ndjekin zhvillimet politike ne vend? A ndihen ata optimist, pesimist, të sigurt në vendin e tyre?

“Absolutisht e sigurtë, për mua këtë optimizëm ma ka dhënë përherë Ismaili, sepse gjatë gjithë kohës më thotë se Shqipëria po jeton vitet më të mira të saj. Edhe pse i numëroj gjërat që nuk shkojnë, po kjo, po kjo? Pavarësisht nga këto ai ka ngulur gjithnjë këmbë për këtë, që jemi në kohën më të mirë, asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në një pozicion kaq të favorshëm ndaj botës” .

‘Kur sunduesit grinden’ është botimi më i fundit i Kadaresë, ende s’ka një libër të ri, por gjithmonë ka subjekte që i ngacmojnë mendimet, pse jo për një subjekt të radhës. /Shqiptarja.com

Related Posts

Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar…

Berisha: Po bëhet betejë për të mbyllur dosjen e Ramës, por kjo nuk mund të ndodhë

Sali Berisha ka marrë vendimin drastik duke njoftuar se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Berisha theksoi se PD…

E BUJSHME! Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, Ahmed Kalaja: E vërteta që nuk u tha askund (DEKLARATA)

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali. Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej…

“Unë do ju flas për zagarët”/ Balla përplaset me Nokën: O injorant! Ky duhet të…

Një incident u shënua gjatë fjalës së kreu të Grupit të PS-së, Taulant Balla në Kuvend. Teksa po fliste për Avokatin e Popullit, në një moment deputeti…

Ilir Demalia: Kush ishin spiunët e Sigurimit në Lëvizjen e Dhjetorit!

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra…

E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon sekretin e madh që zbuloi në Vatikan! Nëna e tij ishte

Në një intervistë përballë gazetarit Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi Mark Palnikaj ka shpalosur të vërteta tronditëse që rrëzojnë shumë prej miteve të ngritura…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *