“Babai na braktisi, nuk ja fal kurrë”, Stefi Prifti tregon historinë e trishtë të jetës

Përveçse është një artist i talentuar, Stefi Prifti është një personazh që përçon shumë pozitivitet, duke krijuar kështu një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

Ditën e sotme, artisti i njohur ka qënë i ftuar tek programi “Se Luan Topi”, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes.

Stefi tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka treguar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.

Prifti ka treguar se prindërit e tij kanë qenë të divorcuar dhe këngëtari i njohur nuk ia fal babait, që i ka braktisur kur ata ishin ende fëmijë të vegjël.

Stefi ka rrëfyer se nuk ia fal kurre babait pasi nuk ka patur guximin që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Madje ai ka treguar se ka qenë disa herë në të njëjtin autobuz me babain e tij dhe nuk i ka folur.

“Nuk e gjeti kurrë kurajon që të na takonte. Nuk e di pse, prandaj ne të tre fëmijët mbajtëm këtë qëndrim sepse unë jam vet prind sot dhe mendoj se cdo prind në një mënyrë apo një tjetër e gjen kurajon të takojë fëmijët. Normal që në atë kohë ishin këto ndikimet e fisit, të njerëzve që kishte përreth pasi ka qenë dhe koha e tillë”, ka treguar artisti.

“Momenti më i sikletshëm ishte se unë udhëtoja cdo ditë në të njëjtin autobuz me babain tim dhe nuk i flisja. Madje një ditë rastisëm të uleshim përball njëri-tjetrin në autobuz dhe nuk folëm“.

Artisti ka shtuar gjithashtu se njëherë babai kishte kërkuar që ta takonte por ai nuk kishte pranuar.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *