E vjedhur? Zbardhet e vërteta e velierës turistike që Gjergj Luca gjeti në det

Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur të vërtetën mbi velierën turistike ‘Bavaria 50’ që është marrë nga moli i policisë kufitare në Limion të Sarandës në muajin qershor nga katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa të biznesmenit Gjergj Luca.

Në vendimin e Prokurorisë e cila ka marrë nën shqyrtim një kallëzim të bërë kundrejt Lucës, të cilin e akuzuan se ka vjedhur velierën, vërtetohet e kundërta.

Prokuroria e Sarandës, siç mund të shihni edhe në dokumentacionin ka vendosur mosfillimin e hetimit për velierën e gjetur në mes të detit, pasi nuk evidentohet ndonjë fakt ose element i veprës penale. Në velierë nuk ka pasur sende të kundraligjshme.

“Nga analiza e të gjithë rrethana të faktit të parë të paraqitura në këtë kallëzim penal, rezulton se ka shkaqe që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe si të tilla janë: Në rastin konkret, nuk evidentohet fakt penal, pasi rezulton të jetë konstatuar një send pa objekte të kundraligjshme në të. Rasti në fjalë, nuk plotëson elementët e nevojshëm të anës objektive të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Gjithashtu në vendim thuhet se “sendet e sekuestruara në procesverbalin për sekuestrimin e sendeve në datë 13.06.2023: një mjet lundrues velierë me ngjyrë të bardhë me mbishkrimin në të dyja anët Bavarria Cruizen me gjatësi 15. Gjerësi 4.2 m”- t’i rikthehen pronarit të ligjshëm nëse nuk është e nevojshme të mbahen për procedura administrative të mëtejshme”.

Fillimisht Luca ka marrë autorizim për të lëvizur velierën që ka gjetur nga Porti i Sarandës në Portin e Durrësit. Përgjigjia nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvendosur velierën ka qenë pozitive.

Duke qenë se mjeti ishte i braktisur dhe nuk vërtetohet regjistrimi i mëparshëm, në përgjigjen që i kthen Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Lucës thuhet se veliera nuk është e bllokuar apo e sekuestruar, ndaj edhe kërkesa për regjistrimin e saj do të trajtohet në mënyrë specifike me qëllim finalizimin e saj ne mënyrë pozitive.

“Referuar shkresës tuaj me Nr.28 Prot date 11.10.2023 “Kerkesë për fillimin e procedurave të regjistrimit të mjetit Marka Bavaria, Model 50 Cruizer dhe dhënien e autorizimit për një lundrim nga porti i Sarandës në portin Durrës”, drejtuar gabimisht – Autoritetit Portual Durres – ju bëjmë me dije si me poshtë:

Meqenëse mjeti lundrues të cilin ju kerkoni ta regjistroni (sipas 7 (shtatë) dokumentave që keni bashkëngjitur në Aneks), nuk eshte i bllokuar/sekuestruar, kërkesa juaj do të trajtohet në mënyrë specifike me qellim finalizimin e saj ne menyre pozitive. Për të arritur në një perfundim të suksesshëm, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkepunimin tuaj për të ndjekur disa hapa dhe plotësuar disa dokumenta që do ti bashkohen dosjes për procedurën e regjistrimit:

1- Me mbritjen në portin e Durresit, mjeti lundrues do të vizitohet nga nje grup i përbashkët inspektorësh të shoqerise së klasifikimit “Regjistri Detar Shqiptar Sha” dhe Kontrolli Shtetëror i Flamurit” me qëllim saktësim të të dhënave të nevojshme e te domosdoshme që do të duhet të pasqyrohen ne dokumentacionin përkatës që do të leshohet para dhe gjate procedurës së regjistrimit

Per efekt të prodhimit te nje dokumenti nga organi doganor (akti i zhdoganimit). rekomandojme vleresimin financiar të mjetit lundrues (ne vend te nje faturë blerje) nga nje ekspert i fushës i caktuar nga ana Juaj”, thuhet në përgjigjen e ministrisë”.

Kështu, me të drejtën që ia jep ligji, biznesmeni Luca ka nisur procedurat për regjistrimin e velierës në pronësi të tij. Por pavarësisht se Luca kishte autorizim për ta lëvizur, pasi veliera është marrë nga peshkatarët e Rozafës, Policia e Shtetit ka arrestuar 5 prej tyre. Akuzave për vjedhje të velierës pas arrestimit të punonjësve të anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa Luca ishte i pari që sqaroi se ka një keqkuptim duke nënvizuar se sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Me sa duket autoritetet nuk kanë njoftuar njëra-tjetrën mbi rastin.

Veliera 15 metra e gjatë u gjet në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit “Rozafa”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare. Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur dhe nuk rezulton e regjistruar ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur sipas procedurave. (Shqiptarja.com)

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *