Ambasadorja Yuri Kim ka shkruar në lidhje me privilegjet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të cilat nuk gjejnë mbështetje nga SHBA.
Ky postim i saj vjen pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Kim, një vend si Shqipëria që pretendon të hyjë në BE dhe është aleate e NATO-s nuk mund të pranojë “mënyrat e vjetra të mosndëshkimit”.
Deklarata e plotë nga Yuri Kim: “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja“.