Rreth 130 mijë punonjës të administratës që preken nga ligji i rritjes së pagave, shtesat nuk do t’i marrin me rrogën e qershorit, por do tu hidhen veçmas gjatë muajit.
Sipas ministres së financave, Delina Ibrahimaj tha se “shtesat e pagave do të përllogariten që nga muaji prill, por hedhja e tyre në llogari do të shtyhet në kohë për shkak të procedurave burokratike“.
Edhe pse në fillim projektligji nuk parashikonte rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, ligji pësoi ndryshime në komisionin e ekonomisë ku deputetët nuk pranuan që rritja e tyre të bëhej e fundit në hierarkinë e pagave.
Ashtu sic e ka thene kryeministri Edi Rama, reforma historike synon të rrisë pagat në sektorin publik në një mesatare prej 900 eurosh. Lajm i mire eshte fakti qe brenda muajit qershor rreth 130 mije punonjesve do t’u kalohet ne llogari bankare edhe shtesat per rritjen e pagave te muajit prill dhe maj.