Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opionion” tha se as me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe as me presidenten Vjosa Osmani nuk kanë diskutuar për incidentet që po ndodhin në veri të vendit me popullsinë serbe.
Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, e sipas Kryeministrit Rama, kjo është në të drejtë të tyre pasi janë shtet i pavarur.“Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo”- ka thënë ai.“Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet.
Kur nuk dëshiron të konsultohet është totalisht në të drejtën e vetë. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne në qeveri. Dhe është në të drejtën e vetë që të mos e konsultojë këtë gjë sipas meje”- ka deklaruar ai në Opionon.