Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një panel diskutimi për Ballkanin në Bratislavë, ku është folur dhe për zhvillimet në veri të Kosovës.
Edi Rama nuk kurseu batutat, kur tha se “tensionet në veri të Kosovës ndodhin sa herë vjen vera, duke shtuar se kjo ndodh ngaqë të dy vendet nuk kanë det dhe u nxehen kokat shpejt”.
“Përpara se të vijë vera, gjithmonë kemi probleme në veri të Kosovës. Nuk e di përse, por ndoshta ngaqë Kosova dhe Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen shpejt. Ky konflikt në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur. Ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke”, tha Rama.