Lauren Spaho, një 20-vjeçar shqiptar u ѵra br utalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Detajet për vrasjen e 20-vjeçarit i ka bërë me dije babai i tij, Alket Spaho, i cili nëpërmjet lotëve ka mundur që të tregojë se çfarë i ndodhi të birit. Në një lidhje direkte për ‘Pa Gjurmë’, ai saktësoi se i biri u ѵra në pedonalen e qytetit, pasi ishte futur për të ndarë 2 persona.
“Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë she rrin dhe është go ditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vde kjepr urëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vd ekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit, Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës. Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndë rroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë,”-tha ai.
Po ashtu, Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgj yqësi: Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arr estuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dë nim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgj yqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi.
Gjithashtu babai i vik timës u shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërb allueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj.
“Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës,”- e mbylli ai fjalën e tij.