Ndodh befasia! Presidenti i “Partisë Socialiste Europiane” i bën kritika Edi Ramës: Nuk…

Zgjedhja e Shqipërisë për të pritur përkohësisht një pjesë të vogël të emigrantëve që mbërrijnë në Itali po shkakton një luftë të brendshme brenda Partisë Socialiste Evropiane.

Lëvizja e kryeministrit Edi Rama për të “shpëtuar” Giorgia Melonin u prit me jo pak shqetësim brenda familjes PSE, së cilës i përket edhe PSSH. Presidenti i Socialistëve Europianë, Stefan Loefven kritikoi hapur marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës, transmeton IlFattoQuotidiano.

Nga kongresi i Partisë Socialiste Europiane në Malaga të Spanjës, Loefven u distancua nga modeli i paraqitur, duke shtuar se marrëveshje të tilla i kërkon vetëm një qeveri e ekstremit të djathtë.

“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kuadër progresiv. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse , duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo siç dëshiron qeveria e ekstremit të djathtë në Itali t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë”, ka thënë Loefven.

Presidenti i Socialistëve po ashtu u shpreh se kjo politikë si shumë të tjera që janë angazhuar për migracionin, është e destinuar të dështojë.

Related Posts

Rrush prej pasurisë Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Sipas deklarimit të tij, pasuria përfshin vlera milionëshe të regjistruara…

Detaje të përmbajtjes së pakos së rimëkëmbjes ekonomike – Këta janë përfituesit e saj

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Financave, po finalizohet një pako e re e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro. Dokumenti është ende në fazë përpunimi…

Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një çështje që është në hetim nga SPAK. Vendimi lidhet me…

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Në emisionin “Rrethi Katror” këtë javë u trajtuan disa zhvillime nga vendi dhe bota që kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit. Diskutimet u fokusuan…

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të bëra në seancën e Kuvendit të Kosovës. Debati…

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Dje është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Vendimi u konsiderua i rëndësishëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *