Dehari: Mostrat e Astritit janë zhdukur nga ata që kanë pasur dorë në krim

Avni Deharit, babai i ish-aktivistit Astrit Dehari, ka deklaruar se mostrat e djalit të tij janë zhdukur “nga ata që kanë pasur dorë në krim”.

Ai ka deklaruar se provat janë zhdukur me qëllim që sipas tij, të fshihet e vërteta dhe të mos zbulohet rasti.

“Ata që kanë pasur dorë në krime dhe padronet e tyre e kanë bërë këtë që të fshehin veten”, ka thënë ai në emisionin “Konfront” të KTV-së.

Ndërsa, avokati i rastit, Tomë Gashi, ka rrëfyer se ish-aktivisti i LVV-së ka pasur disa plagë në trup kur është gjetur

“Në fotografitë me ngjyrë shihen plagët e Astritit. I sheh plagët që s’ka mundësi as teorikisht t’ia shkaktosh as vetvetes. Plagët e Astritit në ballë kanë tentuar t’i fshehin…Shihet se janë në formë sferike dhe e kanë largësinë e njëjtë, që në gjuhën e popullit i bie se është goditje me boks. Astrit Dehari ka pasur plagë në duar, në ballë, në trupin e tij, që i bie se ka qenë i mbajtur nga më shumë se një person”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar për herë të parë në qelinë e Astritit është futur me ekspertët zviceranë.

“Prokurori i ka të gjitha provat. Nuk do vetëm për asye politike që të shihet provat çka po thonë. Astriti është vrarë dhe ai e ka obligim të bëjë hetime për t’i gjetur vrasësit e Astrit Deharit”, ka shtuar ai./koha.net/

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *