Vogëlushja e braktisur në një qese plehrash shpëtohet nga një qen endacak, kalimtari ben zbulimin e jashtëzakonshëm

Një vogëlushe e braktisur në një qese plehrash u shpëtua nga një qen endacak. Historia e pabesueshme vjen nga kryeqyteti Tripoli i Libise, ku një kalimtar u tërhoq nga të qarat që vinin nga thesi që kafsha mbante butësisht në gojë dhe bëri zbulimin më të jashtëzakonshëm të jetës së tij.

Brenda çantës ishte një vajzë e gjallë. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin qeveritar në Tripoli për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Pamjet në internet tregojnë vogëlushen me mavijosje të kuqe në fytyrë dhe trup, por fatmirësisht ajo tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Një grua e panjohur e futi vajzën e vogël në një çantë, ”të zezë si zemra e saj”, pranë komunës së Tripolit ndërsa vogëlushja u shpëtua nga një qenush, shkruan gazeta dixhitale Safir Al Shamal.

“Është e pamundur të dihet nëse ‘gruaja e keqe’ që hodhi fëmijën kishte synuar ta hidhte në atë zonë që qentë ta përfundonin dhe t’i hanë kufomën, por në të gjitha rastet qeni që e tërhoqi zvarrë ishte më human përballë brutalitetit dhe kriminalitetit të kujtdo që e hodhi, pavarësisht nga arsyet dhe shkaqet”, shkruan shqiptari.net.

Gjesti i paimagjinueshëm pothuajse ‘njerëzor’ i qenit ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të birësuar fëmijën për t’i garantuar asaj një të ardhme më të mirë.

Episodi gjithashtu ndezi reflektime se sa e padrejtë është të konsiderosh qentë si kafshë jo të besueshme, duke demonstruar se ata zotërojnë një humanizëm, mirësi dhe inteligjencë që mund të tejkalojë atë të disa njerëzve. /atsh/

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *