Keni plan për të blerë shtëpi në Tiranë? Po vjen LAJM I MIRË: Çmimet pritet të…

Sektori i ndërtimit po përjeton një “qetësi” muajt e fundit kjo për shkak të rënies së kërkesave për blerje dhe porosive të apartamenteve.

Ky është një lajm i mirë për të gjithe ata që kanë planifikuar që të blenë një apartament në të ardhmen pasi me uljen e kërkesës mund të ketë rënie të çmimit të apartamenteve që mund të ngelin “stok”.

Sipas Bankës, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1.9 pikë përqindjeje në muajin tetor, ndonëse qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rënia këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues ashtu edhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Indeksi i besimit në ndërtim iu kthye në territor negativ në shtator (-9.26), pasi kishte qëndruar pozitiv pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe në tetor treguesi u përkeqësua dhe më tej në -11.2, duke treguar se pjesa më e madhe e ndërtuesve janë pesimistë për porositë në të ardhmen.

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga paratë informale (aktivitetet e paligjshme, korrupsioni etj) vlerësohet se kanë qenë një nga burimet kryesore që kane rritur çmimet e apartamenteve ne kryeqytet.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *