Del në pension në moshën 100-vjeçare, japonezi ka nje keshille per te gjithe: mos hani..

Hajime Kurotsuchi themeloi kompaninë e tij të taksive në 1960, tani ai do të mbetet me kompaninë si konsulent

Në moshën e pjekur 100-vjeçare, themeluesi i kompanisë lider japonez të taksive, Hajime Kurotsuchi, ka lajmëruar se është koha për t’u tërhequr. Këtë e ka bërë të ditur vetë sipërmarrësi në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar se do të mbetet ende i lidhur me kompaninë si konsulent. I lindur në prefekturën perëndimore të Oitës, Kurotsuchi duhej të linte shkollën e mesme sepse u thirr në armë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shërbyer në Kinë me ushtrinë perandorake japoneze.

Kompania që merr emrin Daiichi Kotsu Sangyo Co, filloi në vitin 1960 me vetëm 5 taksi, dhe më pas u zgjerua përmes bashkimeve me operatorë të tjerë, për t’u bërë lider në treg me mbi 8000 makina. Në vitin 2015 Kurotsuchi duhej të tërhiqej përkohësisht nga roli i tij operacional për shkak të një aksidenti në punë, por u kthye dy vjet më vonë me një pozicion drejtues. Edhe sot shkon çdo ditë në zyrë sipas shtypit japonez dhe merr pjesë çdo ditë në mbledhjet e bordit drejtues që zhvillohen online.

Ndër këshillat për të qëndruar të shëndetshëm, sipas njëqindvjetorit të shkëlqyeshëm, ka ato “të mos hani shumë dhe të mos pini shumë, si dhe të ushtroheni të paktën 10 minuta në ditë”. Gjatë konferencës për shtyp, Kurotsuchi tha se ditën kur fryu 100 qirinj, janarin e kaluar, e kuptoi “sa e shkurtër ishte jeta” dhe shpresonte që të gjithë të arrinin këtë moment historik.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *